Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit prodhuan rezultat historik për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në Komunën e Çairit. Sipas rezultateve zyrtare, tanimë të konfirmuara edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, BDI do të ketë 14 këshilltarë në këshillin komunal të Çairit dhe me këtë për herë të parë në historinë e kësaj komune do të qeverisë e vetme edhe me këshillin komunal, pa pasur nevojën e ndonjë koalicioni me këshilltarët e partive tjera.
Jo vetëm rezultati, ajo që e dallon BDI-në nga oponentët e saj politik është edhe qasja ndaj rinisë dhe grave. Në këshillin komunal të Çairit nga 14 këshilltarë, 7 janë femra apo 50% e këshilltarëve komunal.
BDI pritet të konfirmojë në rrethinë e dytë edhe fitoren e kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili në raundin e parë la me mija vota prapa oponentët e tij politik, para disave është tremijë vota në avantazh, e para disa tjerave mbi 10 mijë vota, ndërsa për dhjetëra vota edhe pse fitues absolut nuk arriti që të fitojë që në rrethinë e parë.
Në rrethinë e dytë pritet ri-konfirmim i rezultatit të rrethit të parë, duke pasur parasysh se oponenti i z.Ganiu, edhe pse në koalicion me VMRO-DPMNE-në, ngeli prapa për mija vota. Në rrethinë e dytë Bekim Sali të Alternativës, ASH-së e VMRO-DPMNE-së, sipas njohësve të rrethanave politike mund edhe ti ulet edhe më shumë trupi votues, për shkak të pakënaqësive të votuesve nga rezultati i dobët i koalicionit të tij në nivel vendi. Pritet që ato votues strehë të gjejnë në BDI, duke votuar Visar Ganiun dhe me këtë dallimi të thellohet edhe më shumë.