Shtetasi maqedonas humb jetën në Bullgari, pasi një 19-vjeçar hyri me veturë në tarracën e një restoranti të mbushur me mysafirë

Një shtetas maqedonas ka humbur jetën në Razgrad, Bullgari, kur një shofer 19-vjeçar hyri me veturë në tarracën e një restoranti të mbushur me njerëz.

I riu, duke drejtuar një automjet në pronësi të babait të tij, humbi kontrollin dhe përplasi klientët që ndodheshin aty.

Përveç shtetasit maqedonas, ndër të vdekurit janë edhe dy burra nga Bullgaria.

Testet fillestare kanë rezultuar negative për alkool dhe drogë, ndërsa ndaj shoferit 19-vjeçar është ngritur aktakuzë.