Zyrtarja e AKR’së i kërkon Kurtit të izolohet në konvikte

Zyrtarja e AKR-së, Rejhan Vuniqi ka kërkuar nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti që të izolohet në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Vuniqi ka shkruar në Faebook se si kryeministër më mirë do të ishte të shkonte në karantinë në Qendrën e Studentëve.

“Si Kryeministër i zgjedhur “nga populli” dhe “për popullin” ndoshta do të ishte mirë që edhe ai të shkonte në Qendrën e Studentëve që të karantinohet dhe të bashkëndjejë “me popullin”. Bile tani do ta kishte më të lehtë sepse kohëzgjatja e qëndrimit është vetëm 7 ditë dhe nuk është më 14 ditë siç ishte deri para disa ditësh. Jam e sigurt që me këtë veprim do të fitonte edhe më shumë simpati “nga populli”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Nga sot, Kryeministri në detyrë paska shkuar në vetizolim në banesën e tij, për shkak të dyshimeve se mundë të jetë i infektuar me COVID-19,pra nga sot ai do t’i kryejë punët shtetëtore nga distanca, online.
Si Kryeministër i zgjedhur “nga populli” dhe “për popullin” ndoshta do të ishte mirë që edhe ai të shkonte në Qendrën e Studentëve që të karantinohet dhe të bashkëndjejë “me popullin”. Biles tani do ta kishte më të lehtë sepse kohëzgjatja e qëndrimit është vetëm 7 ditë dhe nuk është më 14 ditë siç ishte deri para disa ditësh. Jam e sigurt që me këtë veprim do të fitonte edhe më shumë simpati “nga populli”.
Shëndet! ?

https://www.facebook.com/rejhan.vuniqi/posts/2707945626109014