Zyrtari ukrainas: Rusia sulmon klinikën e kancerit në Mykolayiv

Kreu i Autoritetit Rajonal të Shëndetit në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolayiv tha se trupat ruse bombarduan një spital rajonal onkologjik mbrëmjen e djeshme.

“Vetëm një zvarritës mund të sulmojë të dobëtit. Ata të dobët janë pacientët tanë. Vetëm tani, këta përbindësha granatuan spitalin onkologjik. Një spital që ofron kujdes për pacientët me kancer nga i gjithë rajoni i Mykolayiv,” tha ai në një postim në Facebook.

Me tëj, ai shtoi se mund ti gëzojë fakti që Rusia i sheh pacientët me kancer, që nuk janë thjesht të sëmurë por janë në agoni, si një kundërshtar të barabartë me të tjerët dhe që përbëjnë një kërcënim për ta. Me anë të kësaj ai nënkupton faktin që Rusia nuk po mundohet të mposhtë rezistenën ukrainaser dhe po i drejtohet shtresave të shoqërisë së saj që janë të dobëta dhe të pafuqishme.