Zyrtari ukrainas: Larguam 1,207 trupa të vdekur nga rrugët

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, thotë se nuk e di se sa njerëz janë vrarë në total në qytet, por shifra më e fundit është 1207.

“Këta numra janë vetëm trupat që i kemi mbledhur në rrugë”, tha Orlov për BBC.

Ai tha se 47 persona ishin vendosur në një varr masiv pasi nuk ishte e mundur të arrihej në varrezat jashtë qytetit.

Orlov tha se nuk ka qenë e mundur të evakuohen njerëzit nga qyteti ose t’u sillen ndihma atyre.