Kryetari i Qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kaçanik, Avni Tafili ka reaguar pas sulmit që i është bërë me vezë zv/kryeministrit, Avdullah Hoti.
Sipas tij, personat që e sulmuan numrin dy të qeverisë “Kurti” militantizohen vetëm kur cenohen interesat dhe pazaret e tyre.
“…dhe, as s’janë të guximshëm, guxim nderi e dinjiteti, sepse s’kanë një kauzë që i trimëron. Janë frikacakë, të fshehshëm e tinëzarë”.
Postimi i plotë:
Ata që po bëjnë zhurmë poshtë e lart, nuk janë qytetarë aktivë, që mendojnë e veprojnë politikisht. Po janë militantë partiakë, që ndjekin e mbrojnë vetëm pazaret e dallaveret e tyre. Për të qenë aktivist, duhet të kihet shumë dije, edukatë dhe dashuri. Këta asnjërën nuk kanë. Militantizohen vetëm kur cenohen interesat dhe pazaret e tyre. Janë lehtësisht të nxitur e të frustruar. Truri i tyre është trupi dhe epshet e tij. Që në fytyra iu duket hija e keqe e injorancës dhe skizofrenisë. Dhe, as s’janë të guximshëm, guxim nderi e dinjiteti, sepse s’kanë një kauzë që i trimëron. Janë frikacakë, të fshehshëm e tinëzarë.
Të tillët nuk mund ta zhbëjnë vullnetin e popullit. Nuk mund ta zmbrapsin Kryeministrin Kurti. Nuk mund ta pengojnë as Qeverinë Kurti e as deputetët e saj. Qeverinë Kurti e ka mbështetur aktivizmi që buron nga dija, nderi, guximi, vulllneti e dashuria.