Zyrtari i LVV-së këmbëkryq nga oda: Bashkimi kombëtar do të bëhet me pushkë ose me referendum

Fidan Ademi, drejtori i Inspekcionit në komunën e Mitrovicës së Jugut nga Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet këmbëkryq, ndërsa mbi të ka shkruar se bashkimi i shqiptarëve do të bëhet me pu*shkë ose me referendum.

Kjo fotografi e Ademit është bërë afër kufirit me Maqedoninë, në fshatin Stançiq.
“Një ditë, patjetër, do bashkohet Shqipnia – prej grykë së pu*shkës, fl*akës së ba*rotit a kutisë së referendumit! #ShqipniEtnike”, ka shkruar ai.