Zyrtare, Xhoshua duhet të përballet me Usyk

Entoni Xhoshua do ta mbrojë titullin ndaj Oleksandr Usyk dhe sfida e boksit në mes Entoni Xhoshua dhe Tajson Fjuri nuk do të jetë në plan të parktën për këtë vit. Kjo pasi arbitrazhi kishte vendosur që Fujri të luftojë ndaj Deontej Uajllderit edhe për një herë sipas një marrëveshje dy-palëshe. Tani, Organizata Botërore e Boksit, (WBO), ka urdhëruar Entoni Xhoshuan që të mbrojë titullin e tij ndaj boksierit ukrainas.

Edie Hern, menaxheri i Xhoshuas, kishte kërkuar në korrespodencën me WBO që të shtyhet afati i vendimit deri të hënën, por tani VBO ka bërë të ditur që kjo kërkesë është refuzuar. WBO urdhëron palët që të gjejnë një marrëveshje brenda 10 ditësh sipas rregullores së paraparë.