Zyrtare: Xavi emërohet trajner i Barcelonës

Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Xavi Hernandez.
Ish-lojtari i tyre do të marrë drejtimin e skuadrës, duke zëvendësuar kështu Ronald Koemanin.
Përmes një njoftimi në media, Barcelona ka bërë të ditur se tashmë ka arritur marrëveshje me Xavin, gjersa do të njoftojnë më tej se kur do të bëhet prezantimi i tij në Cmap Nou.

“FC Barcelona ka arritur një marrëveshje me Xavi Hernandez që ai të bëhet trajner i ekipit të parë për pjesën e mbetur të sezonit aktual dhe dy sezone të tjera. Xavi Hernandez, një produkt i ekipit të të rinjve në Barça, është larguar nga klubi i tij aktual, Al-Sadd i Katarit, pas bisedimeve të zhvilluara gjatë ditëve të fundit me pronarët e klubit”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Pritet që Xavi Hernández të mbërrijë në Barcelonë këtë fundjavë dhe që të hënën më 8 nëntor prezantimi i tij si trajner i ri i ekipit të parë të FC Barcelona të bëhet në një ngjarje të hapur për publikun në Camp Nou. Pas ngjarjes, Xavi Hernández do të paraqitet në një konferencë për shtyp në dhomën e shtypit të Ricard Maxenchs”.
“Së shpejti do të detajojmë agjendën e prezantimit të Xavi Hernández si trajner i ri i ekipit të parë”, thuhet më tej aty.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1456790843214516230?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1456790843214516230%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-xavi-emerohet-trajner-barcelones%2F