Zyrtare – Nëndetësja Titan ka shpërthyer pranë Titanic-ut, ekuipazhi ka vdekur

Roja Bregdetare amerikane nuk lë më asnjë dyshim dhe asnjë interpretim për ngjarjen: Nëndetësja Titan ka shpërthyer në afërsi të anijes legjendare Titanic dhe të pesë personat në ekuipazh kanë humbur jetën tragjikisht.

Kjo ka qenë deklarata e dhënë, duke garantuar se procedurat më të larta janë ndjekur dhe është vërtetuar se mbetjet e gjetura në shelfin detar pranë anijes Titan, janë pjesë e bishtit të nëndetëses dhe shkaku që ajo janë gjetur aty, është për faktin se presioni i lartë atmosferik nuk është përballuar nga Titan dhe mjeti ka shpërthyer.

Po ashtu, kompania prodhuese e nëndetëses, OceanGate, njoftoi më parë se ekuipazhi ishte tashmë i humbur dhe nuk ka shpresë kthimi pas.

“Tashmë besojmë se drejtori ekzekutiv, Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe i biri i tij Suleman, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargolet, fatkeqësisht janë humbur”.

Kjo është deklarata sa duket e “dorëzimit” nga kompania OceanGate, prodhuese e nëndetëses Titan, e cila humbi gjurmët të dielën, teksa po eksploronte zonën rreth anijes legjendare të mbytur, Titanic.

Po ashtu, kjo deklaratë vjen në një kohë kur Roja Bregdetare amerikane ka bërë me dije se ka gjetur disa mbetje në zonën pranë Titanic dhe një konferencë për shtyp lidhur me rastin pritet nga ata në orën 21:00 me atë lokale të Shqipërisë.

“Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar për punonjësit tanë të përkushtuar, të cilët janë të rraskapitur dhe të pikëlluar thellë për këtë humbje. E gjithë familja OceanGate është thellësisht mirënjohëse për burrat dhe gratë e panumërta nga organizata të shumta të komunitetit ndërkombëtar që përshpejtuan burime të gjera dhe kanë punuar kaq shumë në këtë mision”.

Kështu shkruhet në një deklaratë shtypi nga vetë kompania.

Ndërsa, media amerikane CNN, ka publikuar edhe një memo, në të cilën thuhet se mbetjet e gjetura janë pikërisht nga nëndetësja Titan.

Pavarësisht kësaj, po sipas memos, kërkimet do të vijojnë ende, për të pasur prova më të qarta të asaj çfarë mund të ketë ndodhur.

Çfarë ndodhi?
Nëndetësja ishte pjesë e një ekspedite tetë-ditore për në Titanik e kryer nga OceanGate Expeditions.

Kërkimet janë përqendruar rreth vendit të mbytjes së anijes, rreth 900 milje larg bregut të Cape Cod.

Ajo filloi zbritjen e saj dy-orëshe të dielën në mëngjes, por humbi kontaktin me Polar Prince, anija mbështetëse që e transportoi në vend, më pak se dy orë pas zbritjes së saj.

Operacionet e kërkimit filluan më vonë atë ditë.

Marina e SHBA po dërgon ekspertë dhe një “Sistemi i shpëtimit të thellë të oqeanit Flyaway” – i cili mund të ngrejë anije të vogla.

Ushtria amerikane po lëviz asetet ushtarake dhe komerciale, sipas Gardës Bregdetare dhe Komandës së Transportit të SHBA.

Franca tha se ka dërguar një anije me një robot nënujor.

Ka pesë persona në nëndetëse, sipas autoriteteve të shumta.

Një prej tyre është Stockton Rush, CEO dhe themelues i OceanGate, kompania që udhëheq udhëtimin, sipas një burimi me njohuri për planin e misionit.

Të tjerët janë biznesmeni britanik, Hamish Harding, miliarderi pakistanez, Shahzada Dawood dhe djali i tij, Sulaiman Dawood dhe zhytësi francez, Paul-Henri Nargeolet.