Zyrtare: Kasami bartës liste në njësinë zgjedhore numër gjashtë


Gazeta Express sot i është thënë nga eskponent të Lëvizjes Besa se kryetari i partisë së tyre do të jetë bartës liste i koalicionit me LSDM-në, në njësinë zgjedhore numër gjashtë.

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Besës, Elmedin Memishi i tha se tani po vijon periudha e seleksionimit brenda partisë për kandidatët tjerë të mundshëm.

“Mund ta vërtetojmë se kryetari Bilall Kasami do të jetë bartës në njësinë zgjedhore numër gjashtë. Ndërsa kandidatët e tjerë janë në fazë seleksionimi brenda partisë dhe do t’ju njoftojmë konform afateve për dorëzim të listave” tha Memishi.

Ai madje paralajmëroi se emra të eksponentëve do të ketë në të gjitha njësitë zgjedhore ku ka shqiptarë edhe pse nuk potencoi konkretisht se ku dhe në çfarë pozitash.

“Në gjitha njësitë ku ka votues shqiptar do ketë kandidat të Lëvizjes BESA” tha Memishi për Express.

I pyetur se si do të zhvillohet fushata, bashkë apo ndaras, Memishi tha se qendrat hulumtuese të dy partive po bëjnë analiza për gjetjen e mënyrës më të mirë dhe se do të veprohet konform rezultateve të dhëna.

“Forma e fushatës dhe mënyra e organizimit të saj, do të bëhet konform analizave të cilat i presim nga qendrat hulumtuese të dy partive”.

Koalicioni LSDM-Lëvizja Besa është bashkëpunimi i parë zyratarë parazgjedhorë mes një partie shqiptare dhe një partie maqedonase./Express