Zyrtare: Dorëhiqet drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku


Një javë para përfundimit të sezonit garues 2022/2023 në elitën e futbollit vendor, kanë filluar trazirat në taborin e Shkupit. Tashmë ish-kampionët kanë mbetur pa një prej protagonistët kryesorë të 6-të viteve të fundit. Omer Bunjaku bën lëvizjen e parë duke u dorëhequr nga pozita e drejtorit sportiv. Pasi ka ofruar dorëheqjen para kryesisë së klubit, Bunjaku vendimin e tij e ka bërë publik përmes një postimi në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

“Sot u mbajt mbledhja e fundit me kryesin e klubit ku diskutuam për sezonin që po mbaron dhe planet për sezonin e ardhshëm.

Unë,kryesisë dhe pronarit i informova se nuk do jem më pjesë e kryesisë dhe falenderoj edhe publikisht të gjithë në kryesi po edhe ashtu pronarin pë bashkpunimin gjat këtyre viteve.

“Me krenari më të madhe do ti kujtoj këto 6 vite në klub ku sëpari arritëm të gjejmë financa për ta mbajt gjall klubin dhe më pas,me një organizim të mirë arritëm çdo vit në garat europiane dhe vitin e kaluar Kampion pas 21 viteve!

Do të jem krenar gjat gjith jetës për të gjitha investimet në stadium si; tribuna që është një nga investimet më të madh në klub prej formimit të tij, fusha e re ,kabinat e reja etj…

“Dua ti falenderoj të gjithë trenerët, lojtarët që gjat këtyre vite më besuan në planin dhe ishin pjesë e ekipit tonë,falenderoj Federaten e Futbollit të RMV-së,çdo institucion shtetëror te cilët vazhdimisht kanë qenë në shërbimin ton,falenderoj edhe gjith klubet per FairPlay dhe korrektësi.

Faleminderimi më i madh është për tifozët tan dhe grupin më të mirë Shvercerat Shkup,gjithmon kam qenë zëri juaj!

Përgjithmon Forza Shkupi”, përfundon postimin e tij në rrjetet sociale, tashmë ish-drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku.