Zyra e UÇK’së në Qeveri që tre muaj e mbyllur

Ka tre muaj që zyra e veteranëve të UÇK-së në Qeverinë e Kosovës është jashtë funksionit.
Hyrje-daljet në ndërtesën e qeverisë nuk ndalen për asnjë moment.
E në mesin e këtyre personave, ka edhe të tillë që vijnë për t’u pajisur me dokumente që lëshohen nga Zyra e Veteranëve.
Mirëpo, kategoritë e dala nga lu*fta e UÇK-së, ka kohë që nuk po mund t’i marrin vërtetimet e nevojshme.

E dikush që udhëhoqi këtë zyre për gati 1 vit, tregon për problemet që po hasin kjo kategori.
Ish-drejtori Sylë Vitia thotë se merr dhjetëra thirrje brenda ditës.
Më parë kushdo që emërohej këshilltar politik i kryeministrit për këto çështje, udhëheqtë edhe zyrën në fjalë deri në mbarimin e mandatit të ekzekutivit.
Mirëpo Vitia që ishte drejtor në kohen e qeverisë Hoti, thotë se të njëjtit ndërruan rregulloren për emërimin e udhëheqësit të zyrës.

Por, pavarësisht kësaj, përse nuk u emërua drejtori i ri që 3 muaj dhe zyra mbeti jashtë funksionit?
Mediat kanë provuar disa herë të marrë një përgjigje nga shoqatat e lu*ftës së UÇK-së, por udhëheqësit e saj kanë refuzuar të flasin.
Sido që të jetë, gjatë javës pritet që ekzekutivi dhe shoqata për kategoritë e dala nga lu*fta, të takohen për zgjidhjen e kësaj çështjeje.