Më 25 korrik, Antonio Milloshoski pas kërkesës së tij me shkrim ka marr materiale sekrete nga zyra e Ivanovit, këtë e konfirmuar nga zyra i kryetarit për “TV 24”. Ata thonë se iu dorëzuan atij nga shërbime zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në bazë të kërkesës me shkrim nga Kryetari i Komisionit për punë të jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të ofruar letra dhe dokumente në lidhje me dallimin rreth emrit kushtetues të Maqedonisë, më 25.07.2018, me shërbim ndërlidhës do të dorëzohen 2 dokumente të klasifikuara “ST” rreptësisht të besuara, me njoftim me shkrim që do të trajtohet në përputhje me Ligjin për sigurinë e informacionit të klasifikuar. Çdo njeri është i obliguar dhe përgjegjës për të përmbushur protokollet e sigurisë, për të mbrojtur shtetin, zyrtare, ushtarake dhe pjesët sekrete nëse ka, nuk ka apo i ka skaduar certifikata e sigurisë. Ne inkurajojmë Prokurorinë Publike të hapë dhe të kryejë procedura për të gjitha rastet kur ka shpallje publike të të dhënave të klasifikuara”, thonë zyra e kryetarit, percjell Fakte.
Certifikata e sigurisë e deputetit Antonio Millososki është në proces të rinovimit. Pas përpjekjes së tretë për të kryesuar komitetin e politikës së jashtme, materialet e fshehta në negociatat për kontestin me emrin nga takimet e liderve me kryetarin Ivanov ende nuk janë në dispozicion për deputetët. Milloshoski në një deklaratë telefonike konfirmon se ai nuk ka një certifikatë sigurie dhe thotë se tani është e rëndësishme që dokumentet e klasifikuara janë në dispozicion të deputetëve, përndryshe ai mendon se qeveria po fsheh diçka. /Telegrafi