Zymberi: Kandidatura për kryeministër që bëri Aliu ia mundësoi opozitës ta bëjë pazarin më të lehtë me Zavin

Ish deputeti Abedin Zymberi ka kritikuar opozitën shqiptare se po bëjnë lojë të pistë me kandidatin për kryeministër dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev. Zymberi thotë se ASH-AAA, PDSH dhe BESA moti kohë e kanë pre pazarin me Zaevin pasi kandidatura e BDI-së ua ka lehtësuar pazarin me LSDM-në.

“Ata tjerët që nuk shkuan në takim te Aliu e kanë pre pazarin më herët me Zaevin. Kot i ka prit Aliu. Pritet Sasha tja nxjerr disa deputet nga VMRO-ja dhe të bëjë qeverinë pa Alinë. Kandidatura për kryeministër që bëri Aliu ia mundësoi opozitës ta bëjë pazarin më të lehtë me Zavin. Asgjë nuk është e rastësishme” ka shkruar Zymberi

Ndryshe mes LSDM-ës dhe BDI-së vazhdojnë bisedimet për formimin e qeverisë pasi me 13 Gusht presidenti Pendarovski ia dorëzoi mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev për të formuar qeverinë e ardhshme./TS/