Kandidati shqiptar për Kryeministër i nominuar nga BDI, Naser Zyberi, sot e vizitoi Muzeun e Nënës Terezës në Qendër të Shkupit, pas çka foli për gazetarët duke u përgjiigjur në pyetjeve.
Tha se kandidaturën për kryeministër shqiptar ka vendosur ta pranojë pas sqarimeve që ka bërë ai për vizionin e vet dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti për idenë e tij.
Deklaratat e tij të mëparshme në disa media se idea e partisë së Ahmetit është për të mbledhur vota, Zyberi sot i sqaroi duke thënë se padyshim që gara politike bëhet për të mbledhur vota dhe tendencë për ta marrë pushtetin dhe për të drejtuar Qeveri .
“Zaten as unë nuk jam as anëtar, as përfaqësues i BDI-së, jam kandidat apartiak, mbipartiak i cili pretendon që me një mbështetje të BDI-së dhe subjeketeve tjera politike shqiptare dhe joshqiptare dhe në rend të parë qyetarëve dhe votuesve ta kem mundësinë që të drejtoj Qeverinë. Jam bindur pas disa bisedave të cilat i kemi pasur, pas sqarimeve që kemi bërë edhe unë për vizionin tim edhe z. Ahmeti për idenë e tij”, tha Zyberi./TV21