Zyberi: Ideja e Ali Ahmetit për kandidat për kryeministër shqiptar ua tregoi fytyrën e vërtet dy partive më të madha maqedonase (VIDEO)

Në kuadër fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik, Bashkimi Demokratik për Integrim bëri prezantimin e kandidatit për kryeministër të parë shqiptar , Naser Zyberit, në komunën e Sarajit, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, si
dhe bartësi i listës në njësinë e për zgjedhore Izet Mexhiti.

Gjatë fjalimit të tij, kandidati për postin e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Naser Zyberi, duke përshëndetur të pranishmit njëherit udhëheqësin dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti tha se ndjehet i nderuar dhe i entuziazmuar pasi sot qëndron para tyre si kandidat i parë shqiptarë për kryeministër të RMV-së.

“Këtu para banorëve të Sarajit, ku kam lindur dhe jam rritur në fshatin Llaskarcë, para banorëve të Dervendit ndjehem krenar për një fakt, pasi shohë këtu shumë bashkudhëtarë të viteve të 90-ta, atë kohë kur shumë qytetarë kishin frikë të na bashkëngjiten në Lëvizjen tonë për barazi kombëtare disa prej tyre kishin frikë nga Lidhja Social Demokrate
prandaj disa njerëz të cilët sot tentojnë të aderojnë tek ata ose edhe të bashkëpunojnë le ti pyesin baballarët e tyre, gjyshërit e tyre se si ishte ajo kohë kur nuk guxonin të dilnin në rrugëtimin tonë për barazi.

Në të kaluarën jam përkushtuar tërësisht në luftën e barazisë të popullit shqiptarë edhe atë si deputet disa herë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, më pas edhe në pozitën e ministrit si dhe si zëvendëskryeministër por edhe si avokat kamë qenë mbrojtjes çështjes shqiptare,” tha Zyberi.

Kandidati për postin e Kryeministrit të RMV-së, z. Zyberi tha se edhe në kohën më radikale atë të konfliktit të 2001 tha se ka qenë një nga avokatët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

“Shpesh herë më thoshin një zëdhënës UCK-ja ka në mal dhe një tjetër në parlament e ai qenka Naser Zyberi. Kjo nuk më ka trembur fare por përkundrazi më ka bërë edhe më krenar që me dinjitet dhe kapacitet të mbrojë çështjen e shqiptarëve në Maqedoni. Prandaj me gjithë kapacitetin tim ju nënshtrova kërkesës për të hartuar Marrëveshjen e Ohrit ku ja dolëm që të bëjmë një tekst që hap perspektiv për popullin tonë shqiptarë për rininë tonë por të gjithë kemi qenë të vetëdijshëm atëherë dhe sot pa Ali Ahmetin pa shokët e tij në Kuvendin e Maqedonisë së atëhershme dhe Veriut të tanishme nuk mund të siguroheshin 80 vota pa qenë kjo forcë e cila diti ta dridh këtë shtet dhe regjionin mbarë,” potencoi Zyberi.

Në fund të fjalimit të tij kandidati i parë për Kryeministër të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Naser Zyberi ju bëri thirrje banorëve të Komunës së Sarajit që të bëhen bashkë në perspektivat e përbashkëta duke mos penguar të tjerët në drejtat e tyre.

“Nuk kërkojmë asgjë më shuam se na takon, duam barazi në mesin e të barabartëve. Më ka habitur ky kundërshtim kaq i ashpër i dy partive kryesore maqedonase për idenë e z.Ahmeti për kryeministër shqiptarë. Ashpërsia për të cilin e kundërshtojnë idenë vetëm se ua rrëzon maskat e tyre për tua treguar fytyrën e vërtet. Ky provokim ishte i mirë që për të gjithë ata shqiptarët mund të kenë dilema se mos ndoshta parulla për një shoqëri për të gjithë qenka ideali i kësaj shoqërie dhe në fakt kjo është një mashtrim i madh vetëm sa me jua marr votat shqiptarëve,”përfundoi Zyberi.

https://www.facebook.com/196471620540431/videos/292604998597689