Avokati i Popullit, Naser Zyberi në një dalje për media bëri të ditur se gjatë vitit 2020 ka realizuar 25 vizita të paparalajmëruara në bu*rgje, ente përmirësuese ndëshkuese, stacione policore dhe në qendrat për ndalim të personave pa status të rregulluar migrantët dhe kërkuesit e azilit.
Ai shtoi se këto vizita i ka bërë me qëllimin që të informohet me kushtet që posedojnë dhe trajtimi që ju bëhet atyre personave sidomos që janë të privuar nga liria për shkak të përdorimit të dr*ogave.
“Gjatë vitit 2020 kam realizuar 25 vizita të paparalajmëruara në bu*rgje dhe stacione policore. Vizitat kanë qenë tematike. Edhe atë bu*rgjet kanë qenë objekt ose observim për trajtimin e personave në varësi të dr*ogave nga ana e institucioneve. Si trajtohen këto persona të privuar nga liria. Konstatimet janë alarmante dhe flasin se personat që janë të varur nga shfrytëzimi i dr*ogave nuk e kanë trajtimin e duhur nga shteti. Situata më brengosëse është në bu*rgun e Kumanovës.
Në të cilin është konstatuar se mbi 1/3 të vendosur në këtë bu*rg dhe gati 60% që janë në parabu*rgim janë persona me pasoja nga përdorimi i dr*ogave. Nga bisedat e zhvilluara me këta persona është konstatuar se institucioni nuk disponon as me kuadër adekuat por as me terapi të duhur. Është konstatuar se te një numër i madh i këtyre personave nuk jepet terapi adekuate dhe shpesh herë vjen në situatë që të kenë kriza”, u shpreh Avokati i Popullit, Naser Zyberi.