Zyberi: Do të hyjmë në Bu*rgun e Shuto Orizares (VIDEO)

Në lidhje me rastin e tre të bur*gosurve në Rastin e Kumanovës – “Lagjja e Trimave”, avokati i Popullit, Naser Zyberi është prononcuar para kamerës.
Ai ka njoftuar se për të dë*nuarin Arsim Bajrami tashmë ka filluar procedurë, ndërkaq për dy të tjerët është njoftuar nëpërmjet konferencës për media që e mbajti familjari Bujamin Selmani.
Ka njoftuar se ekipi i Avokatit të Popullit do të hyjë në Bu*rgun e Shuto Orizares për të vlerësuar gjendjen e tre të burgosurve.

Kjo deklaratë e Zyberit vjen, ngaqë familjarët e të bur*gosurve në Rastin e Kumanovës – “Lagja e Trimave” kanë reaguar sot ndaj Drejtorisë së Bur*gut të Shuto Orizares, pasi siç thonë, drejtori për “dëshira dhe kapriço të veta”, ua mohon të bur*gosurve Arsim Barjamit, Musadik Pajazitit dhe Elham Arifit të drejtën e trajtimit – fundjavë e lirë.

Sipas familjarit, Bujamin Selmani, që të tre të bur*gosurit kanë respektuar të gjitha procedurat administrative për të kërkuar këtë të drejtë, edhe pse të gjitha komisionet që janë në kuadër të Bur*gut e kanë miratuar shfrytëzimin e kësaj të drejte, sërish drejtori e ka refuzuar një gjë të tillë.
Tre të bur*gosurve nga “Rasti i Kumanovës” u mohohet fundjava e lirë
Familjari i “Rastit të Kumanovës” me kërkesë për Naser Zyberin dhe Bojan Mariçiqin