Zvogëlohet popullsia e BE, për të dytin vit radhazi

Sipas Eurostat, popullsia në plakje dhe norma të ulëta lindjesh, vdekjet do të vazhdojnë të mbajnë rekord. Popullsia e Bashkimit Evropian u tkurr për të dytin vit radhazi. Eurostat në një raport të fundit PER 2021 tregon se rajoni deri më tani ka regjistruar mbi 2 milionë humbje jete si pasojë e Covid-19.

Sipas Eurostat, popullsia e 27 vendeve që përbëjnë bllokun ra me afër 172,000 nga viti i kaluar dhe mbi 656,000 nga janari 2020. Në vitin 2020 dhe 2021, migracioni nuk solli asnjë rritje në popullsinë totale të BE-së, kanë deklaruar ekspertët duke vënë në dukje ndikimet nga pandemia.

Numri i vdekjeve filloi të tejkalonte lindjet në BE një dekadë më parë. Herën e parë që në bllok u regjistrua një rënie të popullsisë ishte në vitin 2011, por kjo rënie u thellua edhe më shumë për shkak të migrimit jashtë vendeve të tjera. Duke pasur parasysh pandeminë, një popullsi në plakje dhe norma relativisht të ulëta të lindshmërisë, Eurostat tha se vdekjet pritet te vazhdojnë të tejkalojnë lindjet në vitet e ardhshme.

Eurostat raporton se rënia ose rritja e përgjithshme e popullsisë së BE-së në të ardhmen ka të ngjarë të varet kryesisht nga migrimi. Ndërsa Italia, Polonia dhe Rumania regjistruan rënien më të madhe të popullsisë. Më shumë se gjysma e vendeve anëtare të BE-së panë rritjen e popullsisë së tyre, të kryesuar nga Franca, Holanda dhe Suedia. Eurostat ka bërë të ditur se rreth 446.8 milionë qytetare jetojnë brenda BE-së që nga të dhënat e regjistruara në Janar 2022./Klan News/