Zvogëlohet numri i rasteve aktive nga koronavirusi në Kërçovë

Në Kërçovë sot ka katër të infektuar të rinj dhe pesë të shëruar nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë arrin 251 persona, nga të cilët 115 janë aktivë, 126 janë shëruar dhe dhjetë e kanë humbur jetën. Këto të dhëna flasin se numri i rasteve aktive në Kërçovë po zvogëlohet.

“Sot tek ne kemi katër të infektuar të rinj me koronavirus të cilët po mjekohen në kushte shtëpiake dhe janë nën mbikëqyrjen e mjekëve të tyre amë, kuptohet se të gjithë janë në izolim dhe për fat sërish kemi pesë persona të shëruar”, informoi dr.Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabit komunal të krizës në Kërçovë.

Ai apelon tek qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore.