Zvicra vendos PCR test për ata që udhëtojnë përmes vijave ajrore

Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se nga fillimi i këtij muaji, kushdo që mbërrin me avion do të duhet të paraqesë një test negativ PCR.

Vlen të theksohet se kjo vlen për njerëzit nga vendet me rr*ezik të lartë dhe jo me rrezik të lartë.
Nga ana tjetër, personat që nuk arrijnë në rrugë ajrore do të duhet të tregojnë një test PCR vetëm nëse vijnë nga një vend me rrezik të lartë.

Qeveria zvicerane gradualisht po hap disa nga bizneset, të cilat përbëjnë më pak rrezik, ndërkohë që shumica ende mbetën të mbyllura, siç janë kafenetë – tarrasat.
Zvicra ka shënuar një ulje kohët e fundit në lidhje me infektimet ditore, e po ashtu edhe një ulje drastike në numrin e viktimave në një periudhë 2 javore.