Zvicra shteti më inovativ në botë! Ja ku rënditet Maqedonia e Veriut!

Zvicra është vendi më inovativ në botë, sipas Indeksit të inovacioneve globale.

Indeksi inovativ i sivjetëm, që e mat gjendjen e inovacioneve në botë nga viti në vit, përfshin 129 vende. Në majë pas Zvicrës vijojnë Suedia dhe SHBA-ja.
Për pozicionim, autorët vlerësojnë, institucione, kapital njerëzor dhe hulumtime, infrastrukturën, tregun, biznesin, njohuritë/teknologjinë dhe efektin kreativ të vendeve vëzhguese.

Në krahasim me vendet e rajonit, Kroacia është radhitur në vendin e 44-të, Mali i Zi në të 45, Maqedonia 59, BeH në vendin e 76 dhe Shqipëria në të 83.

Kina (vendi i 14) është vendi i vetëm me të ardhura mesatare të larta që është në 20 vendet më inovative, ndërsa India (vendi i 52) konsiderohet si vend i cili nga viti 2011 e ndërmerr vendin e parë mes vendeve të Azisë Qendrore dhe Jugore (pjesërisht falënderim i eksportit të IKT shërbimeve dhe studentëve të diplomuar për inxhinieri dhe shkenca natyrore).

Konkluzion i përgjithshëm i raportit është se bota është nën ndikim të ngadalësimit ekonomik në intensitet të mesëm si rezultat i rritjes së dobët ekonomike, rritjes së ulët rekorde të produktivitetit dhe pasigurisë ekonomike.

Nga ana tjetër, bota është e mbushur me inovacione, edhe në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim.