Zvicra i dhuron 135,000 franga kompensim familjes së 7 vjeçarit shqiptar që u v*ra nga zviceranja

Zvicra dhuroi 135 000 franga si kompensim familjes së 7 vjeçarit shqiptar që u vra nga zviceranja.

Rasti i vitit 2019 bëri bujë në gjithë Zvicrën pas vrasjes së një shtatëvjeçari shqiptar në Bazel. Vrasja makabre e kryer nga një zvicerane, e kjo tmerroi gjithë shqiptarët, transmeton albinfo.ch.

A.F., shtetase zvicerane, vrau me thikë shtatëvjeçar shqiptar në mars të vitit 2019, derisa ai po kthehej nga shkolla në shtëpi.

Ani pse organet shëndetësore thonë se ajo është e paaftë, sipas mediave zvicerane, ajo ende përbën një rrezik.

Sipas Gjykatës Federale zvicerane, A.F. është nën kujdestari, shkruan 20 minute.

Gjykata penale e Basel-Stadt e kishte vlerësuar aktin si vrasje, por e kishte shpallur F. të pafajshme. për shkak të çrregullimit të saj deluzionist. 78-vjeçarja u mbrojt pa sukses në të gjitha shkallët ndaj këtij vendimi dhe ndaj kujdestarisë së saj.

Gjykata Federale mbështet gjithashtu kompensimin dhe pagesat e kompensimit për familjen e viktimës të urdhëruara nga Gjykata e Apelit, në shumën totale 135 000 frangave zvicerane.