Zvicër: Vritet një grua nga Kosova, dyshohet që u vra nga burri i saj

Një kosovar 35-vjeçar dyshohet se e ka vrarë gruan e tij 32-vjeçare në një kanton të Zvicrës.Siç raporton media zvicerane Blick, ai dyshohet se e ka thirrur Qendrën e Thirrjeve të Urgjencës kantonale të St.Gallen, në ora 03:20 të mëngjesit se e ka lënduar rëndë gruan e tij. Por, kur Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes e kishte gjetur 32-vjeçaren të vdekur dhe e ka arrestuar të dyshuarin.Ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin po e sqaron policia e kantonit St. Gallen nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit.