Zvicër, të dielën referendum për ndalesë për mbulim të fytyrës në vende publike

Zviceranët të dielën do të votojnë në referendum për ndalesë për mbulimin e fytyrës në vende publike, të ashtuquajtur “ndalim të burkës, nikabit dhe formave të tjera të mbulimit të fytyrës në publik”.
Nisma, e ngritur nga tabori i djathtë politik, mori mbështetje edhe nga qendra e majtë, për shkak se pritet shumica zvicerane ta mbështesin ndalesën për mbajtjen e burkës dhe nikabit dhe propozimi të kthehet në ligj.

Këtë e tregojnë edhe anketat e zbatuara para referendumit, dhe pritet që Zvicra, e cila pak më shumë se 10 vjet votoi ndalim të ndërtimit të minareve në vend, tani ti bashkëngjitet Francës fqinje, e cila në vitin 2011 plotësisht e ndaloi mbajtjen e burkës.
Në Zvicër askush nuk mban burkë, ndërsa nikab mbajnë tridhjetë gra, sipas të dhënave të Universitetit në Lucern. Myslimanë janë 5,2 për qind e 8,6 milionë banorëve në Zvicër, ndërsa shumica e tyre janë nga Turqia, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.