Zvicër: Në muajin mars, votimi kundër mbulesës së fytyrës


Në muajin mars, Iniciativa popullore e titulluar ‘Po për ndalimin e fshehjes së fytyrës’ do të votohet në shkallë vendi
Mbulesa e fytyrës është vënë në fokus viteve të fundit në vendet perëndimore si dhe ka nxitur debate të shumta. Disa vende si Franca, Belgjika dhe Holanda veçse kanë miratuar këtë ligj.

Gjersa mbulesë e kokës është obligim për gratë myslimane, shumica e dijetarëve muslimanë pajtohen se mbulesa e plotë e fytyrës (burka) nuk është detyrim, mirëpo është zgjedhje e gruas a dëshiron ta mbajë apo jo.
Kritikët e ligjit në fjalë thonë se miratimi i tij do të ketë efekt negativ në imazhin tolerant që ka Zvicra, si dhe do të ketë efektin e saj nga ana ekonomike pasi një numër i madh i myslimanëve vizitojnë Zvicrën për të kaluar pushimet e tyre.

Në muajin mars, Iniciativa popullore e titulluar ‘Po për ndalimin e fshehjes së fytyrës’ do të votohet në shkallë vendi.
Iniciuar nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), nisma federale e ndalimit të fshehjes së fytyrër do të zbatohej në të gjitha vendet e arritshme për publikun.

Për kundërshtarët e iniciativës, ndalimi në nivel kombëtar është qasje e gabuar. Kjo sipas tyre gjithashtu do të binte në kundërshtim me vlerat liberale të Zvicrës.
Këshilli Federal gjithashtu hedh poshtë iniciativën. Por, ai ka përpunuar një kundër-propozim indirekt, i cili u lë kantoneve autoritetin për të ndaluar ose jo, mbulesën.