Zvicër: 18 vjeçarit nga Kosova i merret patentë-shoferi, voziti me shpejtësi 227 km/h


Një 18 vjeçar nga Kosova i është marrë patentë-shoferi nga Policia e Zvicrës.
Kjo pasi është kapur nga Policia e St.Gallen duke vozitur makinën në shpejtësi prej 227 km/h.

Ai ishte duke lëvizuar me makinën e tij në Autostradën A1, në zonën e Viaduct Goldach, në drejtim të St Margrethen, raporton Polizeinews.ch. Për shkak se kishte bërë vepër penale, i riu kosovar është proceduar për në prokurori.