Zv.ministri i Kulturës mirëpret organizatorët e festivalit ndërkombëtar “Folkfest Shkup” me përfaqësues nga 15 vende të botës


Sot pata kënaqësinë të mirëpres organizatorët e festivalit ndërkombëtar “Folkfest Shkup” me përfaqësues nga 15 vende të ndryshme nga e gjithë bota!

Ministria jonë e Kulturës dhe Turizmit është krenare që mbështet këtë ngjarje të jashtëzakonshme që feston mozaikun e pasur të trashëgimisë kulturore dhe traditave të ndryshme nga shtete të ndryshme të botës. ✨

Festivali jo vetëm që bashkon komunitete të ndryshme, por edhe nxit një frymë uniteti dhe mirëkuptimi përmes gjuhës universale të muzikës dhe vallëzimit.

Ne do të jemi gjithnjë në përkrahje të këtyre aktiviteteve kulturore, duke kontribuar në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët.