Zv. ministri Hasani për Pa Censurë: Vaksinohuni, spitalet janë të mbushur me pacientë të pavakasinuar


Situata me COVID-19 në komunën e Tetovës është tëjet e rënduar.
Në lidhje me këtë, zv. ministri Ilir Hasani ka folur për Pa Censurë ku ka dhënë më shumë detaje.

Hasani ka treguar se situata është e renduar por është ende nën kontroll.
“Është një situatë mjaftë e rënduar por deri në këtë moment është e kontrolluar dhe mendoj se çdo momnet është kontrolluar nga ekipi profesional në spitalin e Tetovës, si nga drejtori dhe të gjithë personat e tjerë të cilët kontribojnë ne maksimum dhe rrinë me ditë e natë vetëm qe t’i ndihmojnë pacientët”, tha zëvendës ministri Ilir Hasani.

Hasani ka disa porosi për qytetarë për shkak situatës së krijar nga Covid.
“Në bazë të numrave që kemi në ministrinë e Shëndetësisë diku 91% e personave të cilët janë të pranuar në spitale rreth e qark Maqedonisë janë të pavaksinuar dhe vetëm 9% të personave që janë të hospitalizuar janë të vaksinuar. Dhe këtu vjen porosia e rëndësishme që të gjithë duhet të vaksinohemi”, u shpreh Ilir Hasani./Pa Censurë