Zv/ministri Berisha: VV po del të jetë sponsorizuesja kryesore e Gjykatës Speciale!

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha ka kritikuar një pjesë të mbështetësve të liderit të LVV-së, Albin Kurti, për, sic thotë ai, hipnotizimet rreth gjendjes në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka deklaruar se ofendimet, shpifje dhe linqimet, si dhe gjuha përçarse që po përdoret nga këta persona në drejtim të atyre që nuk mendojn si ata, po e rendon edhe më shumë jetën politike e publike në vendin tonë.

“Të verbuar për pushtet, të hipnotizuarit e LVV pa vetëdije vazhdojnë ti shërbejnë agjendave serbo-ruse në raport me UÇK-së duke u fshehur pas mosvotimit të Gjykatës Speciale, mosvotim që koha po tregon se e kanë bërë pikërishẗ për të manipuluar me masat dhe për tu shitur si “patriot”, e që në faktē po dalin se jenë sponzorizuesit kryesorë të kësaj Gjykate me sojin e Sh.Gashit e të tjerëve”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

Hiptontizimi i një pjese të shoqëris nga Albini dhe sekti i tij politik, ka bërë që sot në Kosovë të kemi një përplasje të vullneteve dhe interesave në shpërputhje me situatën në të cilëm gjendemi si shoqëri!

“Hipnotizimi është një gjendje e ndërgjegjes njerëzore që ndryshon nga gjendja e zakonshme mendore. Llogaritet si trans mendor, që shënon një nivel tjetër të vetëdijes”.

Ofendimet, shpifje dhe linqimet, si dhe gjuha përçarse që po përdoret nga të hipnotizuarit e Albinit në drejtim të atyre që nuk mendojn si ata, po e rendon edhe më shumë jetën politike e publike në vendin ton.

Të vebuar për pushtet, të hipnotizuarit e LVV pa vetëdije vazhojn ti shërbejn agjendeva serbo-ruse në raport me UÇK-së duke u fshehur pas mosvotimit të Gjykatës Speciale, mosvotim që koha po tregon se e kanë bërë pikrishtë për të manipuluar me masat dhe për tu shitur si “patriot”, e që në faktē po dalin se jenë sponzoruzuesit kryesorë të kësaj Gjykate me sojin e Sh.Gashit e të tjerëve!

Zafa