“Mos kukatni më, bëhuni seriozë dhe përgatituni për ndeshjen me Brazilin”, ky është reagimi i Zëvendës Kryeministres së Serbisë, Zorana Mihajlovic.
Zorana Mihajlovic nuk është aspak e kënaqur me situatën e krijuar që nga ndeshja Serbi ? Zvicër, ku fituan këta të fundit 2-1 me dy gola të shqiptarëve, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Xhaka e Shaqiri tërbuan serbët duke festuar me shqiponjë. Ata reaguan në mënyra të ndryshme pas sfidës dhe po vazhdojnë ta bëjnë edhe sot.
Kjo ka irrituar Zorana Mihajlovicin, e cila ka kërkuar që njëherë e përgjithmonë, serbët të ndryshojnë qasje.
“Tua thotë një grua. Mjaftë më me gjuetarët, Hagën, VAR’in, Shqiptarët, serbet, fatin, konspiracionit, për zogjtë me një apo dy koka. Mos kukatni më, bëhuni seriozë dhe përgatituni për ndeshjen me Brazilin sepse i kemi më pak se 72 orë”, tha ajo.
“Është koha që ne të besojmë në fitore. Më pëlqen të shoh ndeshje futbolli. Por ndryshe nga shumë, pranoj që nuk kam njohuri të mjaftueshme apo aftësi sportive për t’u marrë me analiza, taktika, përbërjen e ekipit, formën e lojtarëve dhe aftësitë përzgjedhëse. Apo të kërkoj fajtorët!”.
“Por, ajo që unë shoh, është se kemi festuar fitoren kundër Kosta Rikës më pak se 24 orë dhe për dy ditë kemi qarë dhe bërtitur për humbjen nga Zvicra. Sipas traditës që thonë të vjetrit, ne preferojmë të ankohemi për humbje në vend që të festojmë fitoret”, shtoi ajo.
“Dhe a e dini çka, të gjithë po ankohen, po ankohen për atë që ata burra nuk na njohin, si gratë, do të thoshin!”. /Gazeta Express/