Zv.Kryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, injoron plotësisht të njejtën!

Ndryshe nga tradita e deritanishme kur Zv.kryeministri për Marrëveshjen e Ohrit ishte organizator i manifestimeve për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit, në këtë përvjetor Zv.kryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Lika nuk duket askund. Alsat M kontaktoi Likën për të kërkuar sqarim, por ky i fundit ishte i pakapshëm. Këtë vit manifestimin kryesor do ta organizojë Sekretariati për Çështje Evropiane, në krye me Zv.kryeministrin, Bujar Osmani, që do të ketë moton “Rruga për në Bruksel përmes Ohrit”. Lideri i integristëve, Ali Ahmeti hodhi poshtë zërat për mos-marrveshje brenda-partiake, duke e arsyetuar moton e manifestimit të nesërm si adekuate, pasi sipas tij, vendi ndodhet në prag të anëtarësimit në NATO dhe BE, percjell Fakte.

Deri tani ka qenë traditë që bartës i organizimeve për manifestimin e Marrëveshjes së Ohrit të jetë Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit. Pse nuk e shohim z.Likën me ju? A është e vërtetë se keni mos-marrëveshje partiake?

Aspak nuk ka mos-marrëveshje partiake dhe unë më duket se që në fillim e spjegova moton, sepse është momenti i tillë që ky organizim të bëhet nga zv.kryeministri për euro-integrime, sepse motoja e këtij viti është “Rruga për në NATO dhe për në BE kalon nëpër Ohër” tha Ali Ahmeti, BDI.

Megjithëse kanë mbetur pezull shumë pika të kësaj marrëveshjeje kornizë, siçështja e gjuhës shqipe apo sistematizimi i administratorëve, për Ahmetin Maqedonia pos që është më ndryshe pas 2001-shit, por tani mund të merret model nga vendet tjera që kanë kriza dhe çështje për të zgjidhur. Ahmeti tha se gjithashtu po punohet edhe për zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së.

Asgjë nuk është pezull. Ligji për gjuhën është miratuar në Parlamentin e Maqedonisë. Ai ligj nuk ka kthim pas. Është çështje kohe se kur do të fillojë nga zbatimi praktik.  Çështja e administratorëve është çështje që ka filluar të zbatohet. Është bërë shpërndarja e tyre, gati më shumë se gjysma. Është në rrugë e sipër edhe zgjidhja e statusit edhe të gjysmës tjetër”- deklaroit Ali Ahmeti, BDI.

Nesër mbushen plotë 17 vjet nga dita kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit mes UÇK-së dhe forcave të sigurisë së shtetit. Pas çka u bënë shumë ndryshime kushtetuese dhe ligjore, me të cilat ndër tjerash parashikohet që pos maqedonishtes në institucionet shtetërore të përdoret edhe gjuha që flasin së paku 20% e popullsisë, pra shqipja