Zv.kryeministri i parë Grubi takoi ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, z. Emilio Lorenco Sera

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot takoi ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, z. Emilio Lorenco Sera ku në bisedë e sipër ata thanë se marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës do të vazhdojnë të reflektohen me përkrahjen e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ja postimi i plotë:
Marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës do të vazhdojnë të reflektohen me përkrahjen e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kështu më tha sot ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, z. Emilio Lorenco Sera.

Njoftova z.Sera se Ministria Për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të garantojë kohezion në vend duke mos harruar dhe rëndësinë e vetingut ndaj të gjithë politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve.