Zv.kryeministri i parë Grubi në takim pune me ambasadorin e Republikës së Kosovës Dedaj

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot u takua me ambasadorin e Republikës së Kosovës, z.Gjergj Dedaj. ata biseduan rreth ngjarjeve më të rëndësishme që janë në interes të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Ja postimi i tij i plotë:
Kisha nderin dhe kënaqësinë që të pres në një takim pune ambasadorin e Republikës së Kosovës, z.Gjergj Dedaj.

Bashkë shkëmbyem mendime për ngjarjet më të rëndësishme që janë në interes të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Marrëveshje e Uashingtonit është rruga drejt përmbylljes përfundimtare të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.