Zv/kryeministri Grubi premton se do të angazhohet për barazi gjinore në politikë

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Artan Grubi, i cili para dy ditëve paralajmëroi subvencione qeveritare për punësim në sektorin privat sipas çelësit etnik sot premtoi se do të angazhohet që ta rregullojë “fotografinë” e tanishme lidhur me barazinë gjinore në politikën e vendit, duke theksuar se për të kjo nuk është e pranueshme.

“92% e shefave të nëndegëve janë anëtarë të rinj, 95% të Asamblesë së Përgjithshme të partisë janë anëtarë të rinj, prej të cilëve 43 janë gra, 39 për qind e kandidatëve për deputetë ishin gra në listat e BDI-së. Partia e parë në shtetin tonë e cila vendosi sekretar në nivel të njëjtë në të cilin jam unë edhe në parti për mundësi të barabarta me atë që e transferojmë Forumin e Gruas të mos jetë trup i veçantë në parti, por të jetë pjesë e organeve partiake. Parti e parë e cila kishte kryetare në komunën rurale Osllomej, parti e parë e cila kishte kryetare në komunë urbane – Teuta në Tetovë. Partia e parë e cila kishte nënkryetare në Kuvend. Do të angazhohem ta rregullojmë këtë fotografi e cila edhe për mua nuk është e pranueshme”, deklaroi Artan Grubi – Zv/kryeministër dhe Ministër për Sistem Politik.