Zv. kryeministri Bujar Osmani me një lajm të rëndësishëm për kryetarët e komunave

Zv. kryeministri Bujar Osmani me një lajm të rëndësishëm për kryetarët e komunave.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Pas Koordinimit me Ministrinë e mbrojtjes, kam njoftuar sot kryetarët e komunave se që nga nesër i kanë në dispozicion edhe shërbimet e armatës për nevoja civile të shtabeve komunale në luftën kundër pandemisë. Përshembull në distribuimin e produkteve, dezinfektim, mbajtje rendi apo cfardo kërkese tjera nga shtabet. Në emër të shtabeve komunale i falenderojmë Ministrisë së mbrojtjes dhe armatës që tani zgjeruan asistencën përveç për policinë tani edhe për shtabet komunale.