Zv/drejtori shqiptar i shkollës e ngacmoi seksualisht nxënësen, ngritet aktakuzë


Është ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”. Kështu ka informuar Prokuroria Themelore në Gjakovë, sipas së cilës, më 16 dhjetor 2022, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri A.K., në cilësi të zëvendësdrejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e ka prekur nxënësen, të dëmtuarën-e mitur E.K.

Sipas Prokurorisë nxënësja pasi ka dalë nga salla e sportit dhe ka shkuar në tualet, aty ka hyrë i pandehuri dhe e ka mbyllur derën, ku fillimisht i është drejtuar të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e ka prekur me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar.

“Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.”, ka informuar Prokuroria.