Zv.Drejtori i Doganave të Maqedonisë Veriut z.Muharem Asani takim me Ambasadoren e Amerikës në Maqedoni Marie Byrnes

Ngjarje qendrore në vendkalimin kufitar Qafë Thanë – Projekti për kontrolle të përbashkëta i aprovuar nga EDGE-USAID

Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtoria e Doganave të Republikës së Shqipërisë, në vendkalimin kufitar Qafë Thanë të organizuar nga USAID-i, shënuan realizimin e projektit ‘’Përforcimi i efikasitetit të kontrolleve të përbashkëta në kalimin kufitar Qafë Thanë midis dy shteteve, për të lehtësuar tregtinë dhe transportin, bashkëpunimin ndërkufitar dhe investimet”, si një grant i aprovuar nga Programi i USAID-it për zhvillim ekonomik, menaxhim dhe rritje të ndërmarrjeve.

Bashkëpunimi me USAID-in dhe Ambasadën Amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut është shumëvjeçare dhe i frytshëm, me fokus në projekte të këtij lloji, ndërkohë që Drejtoria e Doganave vazhdimisht është e përqëndruar në zhvillimin e zgjidhjeve dhe shërbimeve, të cilat thjeshtojnë dhe lehtësojnë punën e pjesëtarëve të doganave, si dhe procedurat e tregtisë së jashtme. Me këtë projekt të përbashkët krijohen kushte më të mira si për oficerët e doganave, ashtu edhe për agjencitë tjera kufitare, të cilat janë të pranishme çdo ditë në pikat kufitare.

Ky bashkëpunim i përbashkët me Drejtorinë e Doganave të Republikës së Shqipërisë, përfshin prokurimin e pajisjeve të kontrollit për të dy anët e vendkalimit kufitar Qafë Thanë, konsulent ekspertë, trajnime dhe vizita studimore për punonjësit e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, me qëllim që të përshpejtohet koha e kontrollit dhe vendosja e kontrolleve të përbashkëta në këtë vendkalim kufitar.

Në ndërkohë, vijojnë aktivitete për harmonizim të koordinuar të kërkesave, njohjen reciproke të dokumenteve që shoqërojnë mallërat, bashkëpunimin me autoritetet doganore, operatorin e autorizuar ekonomik, korridoret e gjelbërta për të gjitha mallrat, qasje e përditshme 24-orëshe të shërbimeve kufitare, si dhe modernizimin, rritjen e sigurisë, efikasitetin dhe efektivitetin në punë.

Drejtoria e Doganave të RMV, shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e USAID-it, Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë, bashkëpunëtorëve të komunitetit të biznesit, si dhe bashkëpunëtorëve të Bankës Botërore dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian, të cilët mbështesin përpjekjet e Drejtorisë së Doganave në vitet e fundit drejt promovimit, modernizimit dhe lehtësimit të tregtisë.