Zv. Drejtor Selami me informatë të rëndësishme për obliguesit e tatimit vjetor


Zv. Drejtor në DAP, Abdul-Selam Selami informon se në platformën elektronike është i disponueshëm formulari për punëdhënësit që kanë shfrytëzuar të drejtën e subvencionimit për pagesë të kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social.

“Është vendosur formulari DD-GDVP/BV-SPZSO në platformën elektronike E-tatime, të cilin punëdhënësit të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën e subvencionimit për pagesë të kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020, në pajtim me Dekretin me fuqi ligjore (“Gazeta zyrtare e RMV nr.92 dhe 116/2020), mund ta dorëzojnë në formë elektronike deri te DAP.

Për obliguesit e tatimit të fitimit shuma e kthimit është më së shumti 50% të shumës nga rezultatit i realizuar financiar për vitin 2020, i rritur për shumën e shpenzimeve të tatimuara dhe të ardhura më pak të shprehura nga Bilanci tatimor.

Për obliguesit e tatimit vjetor të të ardhurave vjetore, shuma e kthimit është më së shumti deri më 50% nga rezultati i realizuar financiar nga Bilanci i suksesit (fitim para tatimit) për vitin 2020.”, njofton Zv. Drejtori në DAP, Abdul-Selam Selami.