Shqipe Palloshi Zumberi
Është tmerrues trendi i seksualizimit të fëmijëve, e veçanërisht vajzave në një moshë kaq të brishtë e të pafajshme. Nga dyqanet e veshjeve për fëmijë ku t’gjitha shorts* për vajza s’dallojnë nga t’brendshmet për nga gjatësia, te tekstet e këngëve “për fëmijë” nëpër festivale, tek filmat vizatimor, tek emisionet televizive që keqpërdorin mendjet e bukura e t’pafajshme t’fëmijëve, e tek naiviteti i prindërve që pa e vërejtur i fusin fëmijët e tyre n’kurthe nga t’cilat mund t’mos dalin gjithë jetën. Janë aq t’dlirë e t’pambrojtur, n’kohën më kritike t’jetës së tyre ecin nga ju themi ne, prandaj t’mos e harrojmë përgjegjësinë që ia ngarkojmë vetes kur vendosim t’bëhemi prindër.