Zuckerberg para PE: Shumë lajme të rrejshme vijnë nga Maqedonia


falje ligjvënësve të Parlamentit Evropian për rolin e komapnisë së tij në skandalin e Cambridge Analytica dhe për lejimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën e tij.

Cambridge Analytica, firmë konsulente me seli në Britani, e cila ka njoftuar se do të mbyllet, është akuzuar për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në Facebook, për përdorim në fushata politike.

Cambridge Analytica ka mohuar çdo keqbërje.
Zuckerberg kërkoi falje për, siç tha, përdorimin e mjeteve të Facebook-ut për të shkaktuar dëme. “Ky ka qenë gabim”, tha ai para Parlamentit Evropian.

Zuckerberg është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar palët e treta, si Cambridge Analytica, të kenë qasje në informacionin e përdoruesve të Facebook-ut.

Rrjeti social gjithashtu përballet me kritika për dështimin për të trajtuar lajmet e rrejshme.

“Në vitin 2016 ishim shumë të ngadalshëm në identifikimin e ndërhyrjes ruse në ygjedhjet presidenciale në SHBA. Nuk ishim mjaftë të përgatitur për lloje të aksioneve të koordinuara për dezinformim, për të cilat tani jemi të vetëdijshëm” ka deklaruar Zuckerberg. Ai ka thënë se tanimë janë ndaluar një numër i madh i faqeve të cilat kanë raportuar lajme të rrejshme, duke e veçuar Maqedoninë si vendi nga ku janë lëshuar një numër i madh i lajmeve të rrejshme./