Pas deklaratës së biznesmenit Minço Jordanov se ai kishte paguar gazetarin Zoran Bozhinovski me 5000 euro, ky i fundit ka reaguar përmes këtij shkrimi:
“Për të mos patur konfuzion, mua Minço Jordanov më ka paguar një shumë prej 30,500 euro, dhe jo vetëm 5,000 euro siç pretendon ai.
Në takimin e parë më ka paguar 10.500 euro në kabinetin e tij në fabrikën MAKSTIL, më 12 nëntor 2007 në orën 18:30. Në atë takim të realizuar pas kërkesës së tij, kam shkuar me një fuoristradë te fabrika Makstil, i shoqëruar me një person me emrin Sasha nga Draçeva, i punësuar në MPB në Drejtorinë e 5-të.
Rreth 30,500 euro janë paguar për të financuar shkatërrimin e rrjetit të Mijalkov. Pagesat u ndaluan kur Minço Jordanov u bë partner i këtij rrjeti. Por ishte shumë vonë për të më ndaluar, tashmë unë kisha gati se në të gjitha institucionet burime të sigurta.
Në vitin 2010, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar për shërbime të konsulencës me Orçe Kamçev përmes firmës Orka Holding, ai më ka paguar 12 herë nga 1,000 euro plus TVSH ose gjithsej 14,160 euro në total. Kam prishur kontratën pas 12 muajve pasi vonohej me pagesat.
Të gjitha këto mjete i kam përdorur për prishjen e rrjetit të Mijalkov” ka shkruar Bozhinovski