Zogaj: Kurti deshti shfaqje dhe atë e gjeti

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin në veri të Kosovës, ku janë djegur dy zyre të Qendrave të Regjistrimit në Zubin Potok dhe Zveçan.

Zogaj përmes një postimi në Facebook tha se veprimi i kryeministrit Albin Kurti në Kuvend ishe një shfaqje, duke tentuar që përmes kësaj t’i fitojë zgjedhjet lokale.
Ai tutje tha se ‘kjo qeveri deshti shfaqje dhe atë e gjeti’.

“Vitin e kaluar, kur reciprociteti ishte ekonomik dhe ku Serbia demtohej me shume, nuk kishta barrikada ne veri, nuk digieshin objektet e institucioneve publike, e as nuk shkelej hapesira ajrore e Kosoves. Kete vit deshten qe reciprocitetin ta paraqesin si nje shoë. Shko ne Kuvend, shpalosi targat me RKS dhe tento qe permes kesaj me i fitu zgjedhjet lokale. Show deshti kjo qeveri dhe ate e gjeti.
Nje kasnec i shumices parlamentare tha nje dite qe “qeveria i ka mendu te gjitha skenaret e mundshem ne lidhje me vendimin per targat.” Sic po shihet, pervec show qe kishte skenar, asgje tjeter s’kishte menduar”, shkroi Zogaj.