Zjarri ua dogji shtëpinë, familja Mitevski apelon për ndihmë


Vecko Mitevski 070/808-829
Gjithçka që ka mbetur nga objekti që familja Mitevski dikur e quante shtëpi, janë vetëm këto rrënoja. E lodhur dhe pa gjumë, Martina së bashku me anëtaret tjërë të familjes në tëntim për të shpëtuar shtëpinë e tyre kanë kaluar natën e ferrit. Në emocione tregon ngjarjen e natës ku zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në fshatin Drugovë të Kërçovës nuk mundi të shpëtonte asgjë nga shtëpia e tyre.

“Dje rreth orës 20:00, unë, nëna ime dhe fëmija dolëm për shëtitje në orën 20:20, na thërrasin fqinjtë tanë, ejani shpejtë së shtëpia po u digjet. kur arritëm, ishte vetëm një zjarr i vogël dhe për gjysmë ore u dogj e gjithë shtëpia. Nuk kishim ujë në fshat dhe siç e shihni çdo gjë mori flake, nuk kemi më çati mbi kokë, as para as flori, kemi mbetur në rrugë me një fëmijë një vjeçar,” deklaroi Martina Mitevska per tv KlanM.

E Xhaxhai i Martines, thotë së u është dashur për 6 orë të luftojnë me zjarrin sebashku me zjarrëfikësit.
Aji gjithashtu thotë se edhe ato disa para që kanë patur për të kaluar muajin janë djegur.
Nuk kishte ujë në fshat dhe kur erdhen zjarrfikësit, flaka kaploi shtëpine dhe ishte tepër vonë., deklaroi Goce Mitevski.
Nuk keni arritur të shpëtoni asgjë? – Jo asgje, as dy denarë nuk kemi shpëtuar, kishim edhe para brenda, nuk kanë as luge as pirun gjithcka është djegur.

“Gjithçka që ka mbetur nga shtëpia e familjes Mitevski në fshatin Drugovë të Komunës së Kërcovës është vetem shkrum dhe hi, por për fat të mirë nga ky zjarr nuk ka të lënduar.”