Zjarri në Tetovë, është lënduar pronari i shtëpisë së djegur


Zjarri që përfshiu rreth dy orë përpara lagjen Kllukot të Tetovës ka djegur plot 5 shtëpi, ndërsa një person ka përfunduar në spital me djegie në fytyrë dhe në trup, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Zjarrfikësit ende vijojnë për shuarjen e zjarrit me autobotet e shumtë të ujit, por rrugët e ngushta të lagjes dhe shtëpitë afër njëra tjetrës po vështirësojnë punën e tyre. Deri më tani nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit, por një grup hetimor ndodhet në vendngjarje për të kuptuar shkaqet./Alsat