Zjarri në Manastir, Konjanovski: “Në terren janë 27 zjarrfikës! Dy persona kanë lëshuar në kohë objektin”

Me sa jemi të informuar në objekt kanë qenë dy persona, të cilët e kanë lëshuar objektin me kohë, informoi për TV21 kreu i Komunës së Manastirti, Toni Konjanoski pas shpërthimit të zjarrit sot në fabrikën e bukës në Manastir. Konjanovski tha se në terren janë 27 zjarrfikës me 9 automjete dhe se po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit.

“Të gjithë kapacitete e ekipit të zjarrfikësve në Manastir janë në terren. Bëhet fjalë për 9 automjete dhe 27 zjarrfikës, të cilët janë në terren. Është kërkuar ndihmë edhe nga TEC Manastir, automjeti i tyre kundër zjarrit është rrugës. Është ofruar ndihmë edhe nga qytetet tjera për rreth, Kavadari dhe të tjerë”, tha mes tjerash Konjanovski.