Zj*arri në “Kostin Doll” të Koçanit, ende jashtë kontrollit


Zj*arri në malet e Kostin Doll-it në Koçani është lokalizuar pjesërisht, por ende nuk është vënë nën kontroll. Autoritetet dhe banorët janë ende në terren duke te*ntuar që të parandalojnë shpërndarjen e fla*këve në drejtim të fshatit Cera. Kushtet atmosferike dhe terreni i papërshtatshëm ka vështirsuar punën, ndërkaq dy herë janë angazhuar helikopterët e Ar*matës.

“Zj*arri është lokalizuar në disa vende, por ka probleme në shuarjen e zj*arreve në pjesën veriore për shkak të terrenit specifik. Prioriteti kryesor është parandalimi i përhapjes së zj*arrit në manastirin “Shën Simeoni” dhe të parandalohet përhapja në shpatet e Osogovës në drejtim të fshatit Cera. Prej tre ditësh, personat që po ndërhyjnë janë në terren, por pavarësisht nga lodhja e tyre fizike, qëllimi është që situata të vihet nën kontroll deri në fund të ditës”, tha kryetari i Koçanit, Nikollço Iliev.