Zjarri në Berovë ende aktiv – “Air Tractor” dhe helikopteri policor në aksion

Në orët e hershme të mëngjesit po bëhet gati helikopteri i MPB-së. Pasi u kontrollua gjithçka, helikopteri ndezi motorët dhe fluturoi. Ujë mbushi në liqenin e Berovës.

Përveç helikopterit të MPB-së, në aksionin për shuarjen e zjarrit merr pjesë edhe avioni “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm dhe të denoncojnë nëse vërejnë diçka të dyshimtë”, tha Bekim Maksuti, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje.

Edhe pse zjarri është vënë nën kontroll, megjithatë ende është aktiv. Duhet të ndërmerren masa, me qëllim që të parandalohet përhapja e tij.

“Tani krijojmë një shteg. Nëse nuk arrijmë me këtë shteg, pastaj do të shohim çka do të bëjmë. Sa njerëz të tjerë kemi?”, tha Maksuti.

Dëmet dhe mbetjet nga flakët janë të dukshme. Është shkatërruar pyll me kërcell të ulët dhe të lartë. Por, falë intervenimit të përbashkët të ekipeve të DMSh-së, QMK-së, brigadave kundërzjarrit të Berovës, Dellçevës, Koçanit, Vinicës, Radovishit, por falë edhe banorëve lokalë, është parandaluar që zjarri të përhapet në përmasa më të mëdha. Përveç rajonit të Berovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa zjarre më të vogla në territorin e Shkupit, Manastirit, Prilepit, Kërçovës, Ohrit, Velesit dhe Kumanovës. Këto zjarre janë tërësisht të lokalizuara