Zj*arri kaplon shtëpinë në Tetovë, humb jetën 80-vjeçarja

Në orët e hershme të mëngjesit një shtëpi në fshatin Zhillcë të Tetovës është kapluar nga flakët, ndërsa si pasojë e zja*rrit jetën ka humbur një grua rreth moshës 80-vjeçe. Ekipi i zja*rrfikësve ka ndërhyrë me dy makina dhe shtatë zja*rrfikës, por fatkeqësisht e moshuara është gjetur e vde*kur. Në vendngjarje ka arritur ekipi i policisë dhe prokurorisë, ndërsa zj*arri tashmë është lokalizuar.

“Sot në ora 07:10 në SPB Tetovë, është raportuar një zj*arr në hapsirat ndihmëse ngjitur me shtëpinë në fshatin Zhilcë të Tetovës, ku po qëndronte e ndjera 80 vjeçare R.Gj. nga ky fshat e cila është gjetur pa shenja jete. Zjarri është raportua nga djali i saj 44-vjeçar, ku pas raportit zjarri është shuar plotësisht nga Njësia Territoriale e Zj*arrfikjes-Tetovë. Është duke u zhvilluar inspektimi i udhëhequr nga Prokurori Publik, në të cilin merr pjesë edhe një ekip nga SPB Tetovë”, njoftojnë nga MPB.